×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Liberalizimi i vizave – rrugë e stërzgjatur dhe e pafund

    Insajderi
    21 June 2022 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Elbasan Osmani Njohës i Politikave të Bashkimit Evropian

    Këshilli Evropian është institucion që përcakton drejtimin dhe prioritetet e Bashkimit Evropian. Pra, përcakton axhendën e politikave të BE-së dhe si organ ka rol thelbësor në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Këshilli Evropian zakonisht mblidhet 4 herë në vit, por Presidenti mund të ftojë edhe mbledhje të veçanta.

    Në mbledhjen Këshillit Evropian të datave 23-24 qershor, ka qenë e pritshme edhe trajtimi i çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, por siç është bërë e ditur përmes publikimit të axhendës, edhe kësaj radhe nuk është marrur parasyshë kjo temë, prandaj ky sigurisht se është një lajm i keq dhe rëndesë e panevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Institucionet e BE-së tanimë nuk kanë ndonjë kriter që Kosova duhet të përmbushë për të marrur liberalizimin e vizave, thjeshë tani është vetëm (mos) vullnet politik i shteteve anëtare, për të ngritur dorën në një temë tashmë të stërzgjatur e të pajustifikueshme. Sigurisht se në procese të tilla, rol kyç lujnë edhe raportet e jashme të Kosovës me miqtë ndërkombëtar. Në këtë rast, rëndesë e këtyre raporteve është edhe miqësia e mirë e Presidentit të Këshillit, Charles Michel me Aleksander Vuçiqin.

    Përveç kësaj, ky Këshill në vitin 2019 ka votuar Axhendën Strategjike të BE-së për periudhën 2019- 2024 me këto top prioritete:

    • Mbrojtjen e qytetarëve dhe lirive

    • Zhvillimin e një baze të fortë dhe të qëndrusheme ekonomike • Ndërtimi i një Evrope klimatike neutrale, të gjelbër, të drejtë dhe sociale

    • Promovimi i interesave dhe vlerave evropiane në skenën globale Prandaj si të tilla janë jo të mirëpritur dhe mos-premtuese për Kosovën, sepse temat e “hapjes” apo “zgjerimit” të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të treta nuk janë prioritet, të paktën deri ne mbarim të vitit 2024. Anëtarët e Këshillit Evropian janë krerët e qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së. Në këto takime merr pjesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian i cili drejtohet me një fjalë rasti Këshillit Evropian, për të prezantuar pikëpamjet e organit legjislativ të BE-së. Gjithashtu Përfaqësusesi i lartë për politikë të jashme dhe të sigurisë, Presidenti i Bankës Qendrore por edhe Sekretari i NATO-s mund të marrin pjesë pa qenë anëtar. Në mbledhjet e Këshillit, Presidenti i Këshillit paraqet programet afatshkurtëra të punës dhe objektivat. Në rast propozimi për votim, vendimet merren me koncenzus por ka edhe raste specifike kur bëhet me votim.

    Kjo nënkupton që ka tri mënyra të votimit, me unanimitet, me shumicë të kualifikuar dhe me shumicë të thjeshtë. Në mbledhjen që do të mbahet më 23-24 qershor, pikat e reja të rendit të ditës mund të propozohen nga Presidenti por edhe nga ndonjë anëtar i Këshillit, me kusht që shumica të jetë pro. Prandaj neve të enjten na duhet një “mik” që propozon trajtimin e liberalizimit të vizave dhe të votohet me shumicë votash.

    Këto takime zakonisht mbahen në mars, qershor, tetor dhe dhjetor. Nëse jo kësaj radhe, le të mbesim me shpresë që fundviti do të na sjellë diçka të mirë në sferën ndërkombëtare!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark