Liburn Aliu suspendon projektin e nisur në kohën e tij, akuzohet se po e përdor për fushatë zgjedhore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Liburn Aliu suspendon projektin e nisur në kohën e tij, akuzohet se po e përdor për fushatë zgjedhore

    Insajderi
    12 October 2021 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtues të Ndërmarrjes Publike Banesore kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë, të Prishtinës.

    Gjatë një konference për media, Hoxha ka thënë se të gjitha procedurat janë ndjekur si duhet e nuk ka asnjë shkelje ligjore.

    Ai thotë se kur ka marrë ndërmarrjen paga minimale e punëtorëve ishte 250 euro e tash është 400, ndërsa kanë edhe sigurim shëndetësor.

    “Ky projekt që po flasim vërtetë është finalizu dhe ka marrë frymë në kohën tonë, por e vërteta është se ka filluar më herët. Është nisë në kohën kur z. Aliu ishte drejtor i Urbanizimit në Prishtinë. Por, s’kanë ditë me punu si duhet, kur kemi ardhur ne e kemi bërë formën më të mirë. Kërkoj nga Qeveria, rrjedhimisht nga këto ministritë përkatëse t’i ndalin sulmet dhe ndërhyrjet mbi NPB-në. Unë e kuptoj se jemi në fushatë zgjedhore dhe i kuptoj qëllimet e partive politike, por kjo është ndërmarrje publike, le të na lënë të punojmë si duhet. Nëse ka shkelje flagrante të ligjit dhe akteve ligjore, sigurisht ndaj tij dhe kujtdo qoftë do të ngrisim padi penale. Veprimin që do ta marrim do ta analizojmë me ekspertët ligjorë dhe do ta adresojmë te organet përkatëse”, ka thënë Hoxha në konferencë.

    Hoxha ka thënë se janë kryer të gjitha çështjet dhe është e vërtetë se kur ka filluar rrënimi e ka prekur azbestin, por se po mundohen ne lokalizu. Mirëpo ai insiston se nuk ka shkelje të procedurave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark