Liburn Aliu tenton që ta përmirësoj imazhin nga skandali i ryshfetit, publikon foto të Astrit Deharit e shkruan për histori – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Liburn Aliu tenton që ta përmirësoj imazhin nga skandali i ryshfetit, publikon foto të Astrit Deharit e shkruan për histori

    Insajderi
    11 June 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar vetëm 11 ditë që  nga “Ditari i Buzhalës” u publikua afera korruptive në të cilën dyshohet se u përfshi Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shkruan Insajderi.

    Në atë publikim, kryesisht bëhej fjalë për për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaile tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.

    Tek “Infratek”, dikur kishte punuar këshilltari i ministrit Aliu, Florent Ramqaj, i njejti kishte edhe lidhje familajare me ta, pra pronarët ishin dajtë e tij.

    Megjithatë, pas bujës mediatike që mori kjo, tani ministri i Infrastrukturës ka vendosur që ta përmirësoj imazhin e tij.

    Për këtë “mision”, ministri po përdorë fotografi të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetvendosje, Astrit Dehari, e gjithashtu edhe duke shkruar rreth ngjarjeve historike.

    Tek fusha e historisë ai ka shkruajtur rreth Lidhjes së Prizrenit dhe rëndësisë që ajo ka.

    “Ne kemi nevojë që programin e Lidhjes së Prizrenit ta aktualizojmë në kushtet e sotme, që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të mblidhen sa më shpesh e të flasin me njëri-tjetrin për gjendjen e kombit, për mbrothësinë e tij në shtetet ku ndodhet sot, për të drejtat e shqiptarëve dhe për bashkëjetesën e tyre me kombet fqinjë, për demokracinë dhe integrimin me Perëndimin”, ka shkruar Aliu në facebook.

    Ani pse një skandal i tillë u publikua, Zëdhënësi i Qeverisë Kurti 2, Përparim Kryeziu teksa u deklarua rreth kësaj afere, tha se kishte munges të fakteve, dhe se Qeveria Kurti është e pakorruptueshme.

    “E pash videon, të cilës i mungonin faktet, por kishte me bollëk interpretime. Ndoshta është përpjekja për të krijuar një pronto 2 por kjo nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Nëse ka diçka që  është e pakontestushme është fakti që kjo qeveri nuk ka korrupsion”, tha Kryeziu”, kishte thënë Kryeziu në Kanal 10.

    Ministri Aliu, kishte deklarata me të cilat tentonte ta mbrojë këshilltarin e tij duke thënë se ai e kryen punën si duhet.

    “Nëse doni me marrë në qafë një djalë pse kryen punë mirë, veç pse është i VV’së e pse tash duhet me dënuar, nuk keni të drejtë”, tha Aliu në një emision.

    Kurse i njejti për këto përgjime mendon se janë qesharake pavarësisht që ngrisin dyshime serioze mbi një aferë korrupsioni ku është i përfshirë edhe vet Aliu.

    Çka “ngirit në këmb” opinionin publik më pas ishte deklarata e ministrit Aliu i cili tha se nuk e dinte sa kushton banesa e tij në lagjen e milionerëve “Marigona Residence”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark