Kryeministri Edi Rama nesër do të presë në Tiranë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vjeshtë në Tiranë.
Në takimin e nesërm do të marrë pjesë dhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
Deri më tani i vetmi që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Kosovë. Nuk dihet nëse Kurti do të vijë në Tiranë vetë ditën e nesërme apo do të dërgoj Presidenten Vjosa Osmani.
Ndërkojë që në takimin e nesërm do të marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Bosnjë&Hercegovinës Nermin Nikshiç si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.