10:38 - 17 Shkurt 2016

Udhëheqësit kryesor të shtetit janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, aty ku ka filluar parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se 17 shkurti është dita kur Kosova kremton lirinë, duke thënë se Kosova është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.

“Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit jo vetëm në rajon. Kosova sot është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.  Shtetndërtimi kërkon vullnet fuqi ku ligji dhe rendi janë prioritete kryesore”, ka thënë e para e shtetit.

“Sot është një dite feste për qytetaret, dhe e atyre qe e ndjejnë shtetin e tyre,” ka shtuar Jahjaga.

Para së të fillojë parakalimi i FSK-së, Jahjaga ka thënë se kjo forcë është e ardhmja e shtetit dhe është zotuar se Kosovën do ta bëjmë pjesë të arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë.

Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka përvetësuar vlerat e lirisë dhe demokracisë “dhe këto vlera nuk mund ti rrënoje askush”.

“Kosova do t’i kryej reformat e duhura ekonomike e sociale.  Kjo qeveri e ka mandatin e qartë legjitimim për të ecur përpara.  Ju ftoj pa dallim të festojmë për te arriturat e vendit tonë”, ka thënë Mustafa.

17 shkurtin ai e ka quajtur si ditë e përkujtimit të sakrificës së shumë gjeneratave që flijuan vetën./Insajderi