Lideri çeçen i Putinit, Kadyrov, mori djalin e tij 14-vjeçar në Ukrainë?  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lideri çeçen i Putinit, Kadyrov, mori djalin e tij 14-vjeçar në Ukrainë? 

    Insajderi
    30 March 2022 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri çeçen Ramzan Kadyrov dyshohet se ka marrë djalin e tij 14-vjeçar Adamin në Ukrainë, raportoi Daily Mail. Ata shpërndanë pamje dhe foto, duke pretenduar se Kadyrov e mori djalin e tij të mitur në qytetin ukrainas të Mariupol.

    Për videon, e cila është marrë nga llogaria e Telegramit të quajtur Raporte Operacionale, dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale, thuhet se është bërë në spitalin e Mariupolit.

    Në një moment, një fëmijë i veshur me një uniformë ushtarake jeshile të errët shfaqet duke vizituar me të atin komandantin e plagosur rëndë Ruslan Geremeyev, i cili dyshohet se ka vrarë politikanin liberal rus Boris Nemtsov në vitin 2015.

    Adami është një nga dymbëdhjetë fëmijët dhe Kadyrov raportohet të ketë thënë se donte që djali i tij të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e ushtarëve rusë. Kadyrov gjithashtu, shkruan Daily Mail, theksoi qartë se nuk ishte dakord me vendimin e Rusisë për të ulur presionin ushtarak ndaj Kievit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark