Lideri çeçen: Ne nuk kemi gay, nëse ka, merrini – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lideri çeçen: Ne nuk kemi gay, nëse ka, merrini

    Insajderi
    18 July 2017 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri çeçen ka folur hapur kundër “gey”-ve gjatë një interviste televizive, duke thënë se në republikën e tij ruse nuk ka asnjë të tillë dhe nëse ka, duhet të largohen nga rajoni.

    Ramazan Kadirov, i bëri këto komente në televizionin HBO, pas akuzave për raprezalje ndaj “gey”-ve në rajonin në kaukazin verior.

    “Janë vetëm broçkulla, nuk ka njerëz të tillë këtu. Ne nuk kemi gay dhe nëse ka, ju lutem, merrini me vete në Kanada. Për hir të Zotit, largojini nga ne. Që të pastrojmë gjakun, nëse ka, merrini”, tha Kadirov.

    Burime anonime i kanë thënë CNN se qindra “gay” mbahen dhe abuzohen në qendra burgimi për shkak të orientimit të tyre seksual.

    Në prill, një zëdhënës i qeverisë çeçene i quajti akuzat për raprezalje si gënjeshtra dhe mohoi që “gey”-të ekzistonin në republikë.

    Homoseksualiteti është dekriminalizuar në Rusi në 1993, por homofobia dhe diskriminimi janë ende të kudondodhur. Një gjykatë europiane vendosi muajin e kaluar, se ligji i ashtuquajtur i propagandës “gay” në Rusi, është diskriminues, promovon homofobinë dhe shkel konventat evropiane të të drejtave të njeriut.

    Ligji ndalon propagandën e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale mes të rinjve dhe është cilësuar nga Duma ruse si një masë e nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi homoseksual. Kadirov, ndërkohë ka shtypur të gjitha format e pakënaqësisë dhe ka goditur lëvizjen separatiste që luftoi ushtrinë ruse për rreth dy dekada, njofton TCH.

    “Prostitucioni, droga dhe “gey”-të janë helmi i kohëve tona”, ka thënë Kadirov në një intervistë në 2009. Ka një sistem të tërë që synon të dobësojë vendin tonë, vullnetin, nderin dhe shpirtin, tha Kadirov duke iu referuar atyre që i konsideron vese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark