Stafi mjekësor i Bayernit nxitoi menjëherë për t’i dhënë ndihmë Musiala-s, duke i ofruar kujdesin e nevojshëm në vend. Më pas, mesfushori u shoqërua në dhomën e zhveshjes, pasi nuk ishte i aftë të rikthehej në lojë. Aktualisht, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me seriozitetin e gjendjes së tij.
🚨 Bayern Münih’in genç yıldızı Jamal Musiala, Leipzig maçında sıcak havaya dayanamadı ve bayıldı.
— Sokak Kedisi (@sokakkedisitv) August 15, 2026
• Tedavisinin ardından oyuna devam edemeyem Musiala doğrudan soyunma odasına götürüldü. pic.twitter.com/MgTpkaT89C
Në të njëjtën kohë, ndeshja ishte e veçantë për Musialën edhe për arsye sportive. Ishte mesfushori 23-vjeçar ai që shënoi një nga golat e Bayernit në fitoren e tyre të thellë 3-1 ndaj Leipzig. Tani, të gjithë sytë do të jenë te gjendja e lojtarit pas ndeshjes.
Vlen të përmendet se sezoni i ri për gjigantët e Mynihut fillon fundjavën e ardhshme. Bayern do të përballet me Borussia Dortmund për Superkupën e Gjermanisë të shtunën, më 22 gusht. Më pas, më 28 gusht, skuadra e Kompany-t do të presë Stuttgartin në ndeshjen e tyre hapëse të Bundesligës.