Insajderi
Botë

Lideri i Iranit: Trumpi të fokusohet në problemet e vendit të tij

Insajderi
12 January 2026 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lideri i Iranit: Trumpi të fokusohet në problemet e vendit të tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të fokusohet “në problemet e vendit të tij”.

Në adresimin e parë publik të premten që kur protestat masive filluan në Iran, Khamenei ka thënë se Republika Islamike nuk do të zmbrapset përballë atyre që duan ta shkatërrojnë, raportoi CNN.

“Ka disa nxitës që duan t’ia bëjnë qejfin presidentit amerikan duke shkatërruan pronën publike. Një popull iranian i bashkuar do t’i mposhtë të gjithë armiqtë. I bëj thirrje urgjente Trumpit që të fokusohet në problemet e vendit të tij”, ka thënë ai.

Trumpi ka përsëritur të enjten kërcënimin për ta sulmuar Iranin nëse forcat e sigurisë vrasin protestues.

Protestat mbrëmjen e së enjten kanë qenë masive në shumë qytete iraniane, ndërsa u raportua se për disa orë nuk ka pasur internet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark