Publikimi i fotografisë së Teas dhe Beartit duke u puthur solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit, i cili konfirmoi dyshja është bashkë! Me zë dhe figurë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” pranoi lidhjen.
Publiku ishte kaq i shokuar dhe i etur për të ditur sa më shumë rreth kësaj romance, sa duket se humbi një detaj, le të themi interesant.
E në mos interesant për shumë prej jush, për memet po! Tek sqaronte situatën, rrjeti mendon se Bearti po mbante përpara një fletë, ku duket se kish’ shkruar çdo gjë që deklaroi.
“Kur shpjegon mësimin dhe e ke shkruar në letër”, shkroi dikush.
“Kur kopjon me stil”, ishte një tjetër koment.
Sa i takon të vërtetës së bujshme, Bearti tha se Tea është viktima e kësaj situate.
“Ndjej një detyrim për publikun që të flas në emrin tim dhe të Teas. Rrethanat erdhën që t’ju them se ç’keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua. Jemi bashkë. Por ju betohem me dorë në zemër se në tërë këtë historinë e Teas, Tea është e pafajshme, Tea është viktima e kësaj situate, dhe jo vetëm ajo. Por më vonë do e mësoni gjithë të vërtetën e kësaj historie, ka rëndësi që gjithçka që është një dashuri e vërtetë, pse jo edhe më e bukura e gjithë dashurive”.