Çështje mjaftë e ndërlikuar del të jetë situate e krijuar nga Ligji i Pagave.
Paralajmërime të shumta pati se si shkak i vendosjes së koeficientit 105, shumë zyrtarë policorë, mjekë e infermierë nuk do të kenë në fakt rritje page.
Kjo për shkak se të njëjtëve thuhet se nuk do u paguhet fare rrezikshmëria, orët shtesë, puna gjatë festave, gjatë natës dhe vikendeve.
E në lidhje me këtë ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.
Dobra thotë se ekzistojnë shtesa për këto si dhe pagat e shkurtit do të merren me ligjin e ri dhe se aktet nënligjore janë të gatshme e do të mundësojnë zbatimin e ligjit.
Postimi i plotë:
Përveç pagës bazë, në ligjin për paga në sektorin publik ekzistojnë shtesa për :
– kushte specifike të punës, e njohur po ashtu si shtesa për rrezikshmëri,
– kushte tregu (profesione deficitare),
– mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik,
– shtesa e performancës (për ata që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në punë),
Etj.
Ekzistojnë poashtu kompensime për :
– kujdestari,
– punë jashtë orarit,
– punë gjatë natës, fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare, etj.
Pagat e shkurtit do të merren me ligjin e ri. Aktet nënligjore janë të gatshme dhe do mundësojnë zbatimin e ligjit.
Mos e dëgjoni propagandën e atyre që nuk i duan reformat dhe rregullin në Republikën tonë.