Ligji për Prishtinën përplasë prapë LDK-në me VV-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për Prishtinën përplasë prapë LDK-në me VV-në

    Insajderi
    16 December 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kishte shkurar në komunën e Prishtinë për të takuar kryetarin e kryeqyetit Shpend Ahmeti për të diskutuar për draftligjin për Prishtinën,  mirëpo takimi nuk është mbajtur.

    Gecaj ka deklaruara se Ahmeti nuk po gjen kohë dhe nuk ka vullnet për t’u takuar, që të diskutohet për këtë çështje edhe pse thotë se ka kërkuar takim tash e disa muaj.

    “Qe tre muaj jemi munduar të kemi një takim me kryetarin e Prishtinës në mënyrë që edhe në nivelin politikë të sqarojmë këtë. Në nivelin teknik është se ne e kemi pasur një përfaqësues por që nuk kemi pasur mundësi që të kemi takim edhe në nivelin politikë. Vazhdimisht janë gjetur disa arsye nga ana e Shpend Ahmetit, arsyet mund të jenë një javë ose dy por jo për tre muaj”, tha Gecaj.

    Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i ka mohuar pretendimet e Gecajt. Ai tha se për këtë takim ishtë dërguar një email, përmes së cilit ishte caktuar dita e takimit por se nuk kanë dashur të takohen pasi që thotë se draftligji ësht gati por po zvarritet qëllimisht.

    “Ajo që e tha Bajram Gecaj, është një rren e tij e radhës. Ai njihet si një rrenc palotologjik dhe si të tillë e njohim. Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim qe tre muaj. Ministria e tij ka dërguar një e-mail para një jave ku ata e kanë caktuar kur me u takuar, por jo nuk jemi takuar. Draftligji është gati por Qeveria me qëllim nuk po e dërgon në Kuvend”,  ka thënë Tahiri.

    Gecajt, në objektin e komunës është takuar me kryesuesin e Kuvendit Komunal Halim Halimi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark