Insajderi
Lajme

Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët e Kosovës

Insajderi
14 March 2026 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh i kënaqur që Qeveria e Kosovës pranoi të ofrojë lehtësira të përkohshme për serbët që nuk kanë dokumente të Kosovës, në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe Automjetet.

Ai tha se ka diskutuar me serbët e Republikës së Kosovës për këtë çështje dhe paralajmëroi diskutime të tjera.

“Nuk ka zgjidhje të lehta, por ky është një lehtësim për ta. Detajet teknike janë përcaktuar dhe brenda shtatë deri në 10 ditë do të shkoj të flas me njerëzit tanë në Rashkë”, deklaroi Vuçiq, sipas raportimit të danas.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se marrëveshja do të sjellë një përmirësim të gjendjes për serbët në Kosovë dhe falënderoi aktorët evropianë për rolin e tyre në shmangien e “një katastrofe të madhe dhe konflikteve”.

Për shkak të Ligjit për të huajt, Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar sot në Kosovë.

Zbatimi i këtij Ligji do të nisë të dielën e 15 marsit me disa mas shtesë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark