×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligjin për Sigurime Shëndetësore/ AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

    Insajderi
    13 February 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Parlamentar i AAK’së ka mbledhur nënshkrimet për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

    Shefi i grupit, Besnik Tahiri ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore, shkruan Insajderi.

    “Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin”, ka thënë ai.

    Tahiri ka thënë se gati katër vjet po bëhen ndërsa kjo qeveri nuk po e bjen në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

     Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak”, ka thënë Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark