Lille i Edon Zhegrovës merr rezultat pozitiv në Dortmund - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lille i Edon Zhegrovës merr rezultat pozitiv në Dortmund

    Insajderi
    04 March 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht se e morën avantazhin në minutën e 22-të, futbollistët e Borussia Dortmund nuk arritën ta ruajnë deri në fund.

    Golin e Karim Adeyemi, e neutralizoi Hakon Arnar Haraldsson, i cili barazoi shifrat 23 minuta pasi nisi pjesa e dytë.

    Ylli i kombëtares së Kosovës ende po qëndron jashtë fushave të blerta, si shkak i lëndimit, por nga rezultati i sotëm, skuadra e tij qëndron me shpresa reale për ta vazhduar rrugën në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që Edon Zhegrovën ta shikojmë sërish në garën kryesore të futbollit evropian për klube.

    Ndeshja e kthimit nga e cila njëra nga këto dy ekipe do ta sigurojë biletën për çerekfinale, zhvillohet të mërkurën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark