Insajderi
Lajme

Limaj: Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë

Insajderi
13 December 2025 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj: Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas protestës së sotme në Shkup.

Limaj ka theksuar rëndësinë e luftës së UÇK-së për liri, dinjitet dhe drejtës.

Ai kërkoi drejtësi të vërtetë për çlirimtarët dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të njollosur historinë e luftës, duke theksuar se zëri i unitetit shqiptar u dëgjua qartë dhe paqësisht.

“Sot në Shkup, mes vëllezërve e motrave tona, për UÇK-në, për lirinë e shtetin tonë, që janë identiteti jonë! UÇK-ja ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi. Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri. Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo gjykime selektive dhe politike”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark