Limaj beson se pozita do ta përkrahë mocionin e mosbesimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj beson se pozita do ta përkrahë mocionin e mosbesimit

    Insajderi
    11 April 2017 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje edhe deputetëve të partive në pushtet, që ta përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.

    Limaj ka thënë se për vetë faktin se disa deputet të koalicionit qeverisës edhe publikisht kanë shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme beson se opozita do ta këtë përkrahjen e iniciativës së mocion mosbesimit.

    Ai gjithashtu bërë me dije se gjatë kësaj jave do t’i nisin konsultat edhe me deputetë të pozitës rreth këtij mocioni.

    Limaj për “Epokën e Re” ka pohuar se mosrealizimi i premtimeve që kanë dhënë partitë në pushtet ka rritur pakënaqësinë qytetare. Kjo Qeveri, sipas Limajt, nuk është në ballë të zgjidhjeve të problemeve, por thjesht është një Qeveri administrative inerte.

    Ai është i bindur se pas zgjedhjeve të reja, kurdo që mbahen ato, Qeverinë e re do ta drejtojë opozita./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark