Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kanë kërkuar të hënën edhe një herë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kjo sipas tyre do të ishte zgjidhja e krizës politike në vend.
Limaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos “trafikojë” dy marrëveshjet, atë për demarkacionin me Malin e Zi dhe marrëveshja me Serbinë për asociacionin.
Në anën tjetër, Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e parakohshme dë të mundësonin “një fillim të ri për Kosovën”.
AAK dhe NISMA kanë nënshkruar një koalicion parazgjedhor mes vete dhe zgjedhjet e parakohshme i kanë kërkuar tash e një kohë./Insajderi.com