Insajderi
Lajme

Shkon në 10 numri i të vrarëve në Cetinje

Insajderi
01 January 2025 - 23:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkon në 10 numri i të vrarëve në Cetinje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, ka thënë se është rritur në së paku 10 numri i personave të vrarë në Cetinje.

Sipas Sharanoviqit, i dyshuari për vrasjen është Aco Martinoviq, i cili po kërkohet nga policia, teksa katër të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

“Ajo që mund të themi deri më tani është se ky persn, Aco Martinoviq, dyshohet se e ka kryer këtë krim, ka marrë jetën e së paku 10 personave, mes të cilëve dy të mitur”, tha Sharanoviq, shkruan RTCG.

Ministri malazez tutje tha se i dyshuari Martinoviq i ka marrë jetën edhe disa anëtarëve të familjes së tij.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark