Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si të papranueshëm sulmit që sot në orët e para të mëngjesit u bë ndaj zyrave të Presidencës së Kosovës.
Përmes një deklarate në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka kërkuar nga Policai e kosovës që sa më shpejt të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti.
“Shpreh shqetësimin tim dhe e dënoj sulmin vandal ndaj ndërtesës së Presidencës së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë sulm si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe krijon pasiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë aio,.
“Kërkoj nga policia dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre”.
Sot rreth orës 4 të mëngjesit, disa persona të maskuar kanë sulmuar një nga zyret e Presidencës./Insajderi.com