Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ftuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët që nesër t’i bashkohen ceremonisë në Kleçkë, ku do të ndizet “Zjarri i Lirisë”.
Përmes një ftese publike, Limaj ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet në orën 19:00, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve.
“Ju ftoj që nesër, në ora 19:00, të bashkohemi në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ku do të ndizet ‘Zjarri i Lirisë’”, ka shkruar Limaj.
Ai ka thënë se zjarri do të ndizet në nderim të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
“Le ta ndezim së bashku këtë zjarr në nderim të lirimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, thuhet në ftesën e Limajt.
