Kryetari i NISMA’ Fatmir Limaj, ka thënë se gratë në Kosovë po e mbështesin fuqishëm koalicionin për Kosovën fituese, veçVEPRA!.
Limaj tutje thekson se kombi shqiptar ka një borxh të madh ndaj nënës, gruas dhe motrës, të cilat, me sakrificat dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë gjithçka për të na edukuar, rritur dhe shkolluar.
Ai thotë se ato kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të na mbështetur ne dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ne.
Posimi i plotë:
Gratë në Kosovë mbështesin fuqishëm koalicionin për Kosovën fituese, veçVEPRA!
Kombi shqiptar ka një borxh të madh ndaj nënës, gruas dhe motrës, të cilat, me sakrificat dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë gjithçka për të na edukuar, rritur dhe shkolluar. Ato kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të na mbështetur ne dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ne.
Kosova është e fortë kur zonjat tona janë të forta, dhe për mua është një nder të kem këto gra të fuqishme në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ne do të angazhohemi fuqishëm për të fuqizuar rolin e gruas, duke siguruar që zëri i saj të dëgjohet dhe të mbështetet në çdo hap të zhvillimit të Kosovës.