Limaj kërkon protestë paqësore më 17 shkurt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kërkon protestë paqësore më 17 shkurt

    Insajderi
    13 February 2016 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën ka mbajtur sot mbledhjen me kryetarët e degëve ku është biseduar për protestën që pritet të mbahen më 17 shkurt në Prishtinë.

    Si njëra nga partitë organizatore të protestës, Nisma ka bërë thirrje që më 17 të protestohet në mënyrë paqësore.

    “Kërkoj nga ju që të bashkëpunoni sa më shumë me organet e rendit, me qëllim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më dinjitoze dhe paqësore e gjithashtu të dërgohet mesazhi tek protestuesit që të distancohen nga çdo akt i mundshëm i dhunës, nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës”, ka thënë në këtë takim Fatmir Limaj, kryetar i Nismës.

    Përmes një komunikatë për media, Nisma njofton se Limaj ka kërkuar nga ka kërkuar nga kryetarët e degëve “të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën”.

    Më 17 shkurt në Prishtinë do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Alenca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Të shtunën në një tubim me qytetarë, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se kjo do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Kosovë që nga paslufta.

    Sipas tij, kjo protestë do të jetë goditja përfundimtare për Qeverinë e Kosovës.

    Që nga shtatori, tri partitë e bllokut opozitar kanë organizuar një numër protestash në kundërshim të themelimit të asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark