“Në Drenicën heroike, nga konaku i Gjeneral Nuredin Lushtakut, me bashkëpunëtorë besnik e të devotshëm ndaj vendit”, ka shkruar Limaj.
Skenderaji i vlerave, tha ai, më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës.
“Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë”, përfundoi Limaj.