Limaj mërzitet për bashkëluftëtarët në Hagë, tregon se kush i mungon më shumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj mërzitet për bashkëluftëtarët në Hagë, tregon se kush i mungon më shumë

    Insajderi
    05 October 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin e mbrëmshëm të “Jehona Politike”, foli për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Gjatë intervistes, komandanti i njohur si “Çeliku” tregoi se cili bashkëluftëtar i mungon më shumë.

    “Secili në mënyrën e vet, dhe në rolin e vet, na mungojnë këtu, secili. Janë njerëz me personalitete të ndryshme, dhe plotësohen njëra-tjetra,” u shpreh Limaj.

    Ai gjithashtu shtoi se aktgjykimi i tij në Hagë para 20 vjetëve po i ndihmon për të kuptuar dhe përballuar gjykimin aktual në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Ky rrëfim i Limajt tregon lidhjen e fortë mes bashkëluftëtarëve dhe rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë edhe përballë sfidave ligjore ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark