Insajderi
Lajme

Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: Shqetësimi duhet të kthehet në veprim konkret

Insajderi
01 October 2026 - 20:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: Shqetësimi duhet të kthehet në veprim konkret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në protestën e mbajtur në shesh nën sloganin “Jo në emrin tim” ka kërkuar që shqetësimi për punën e Gjykatës Speciale të shndërrohet në veprim konkret dhe në një konsensus të gjerë shoqëror, politik e intelektual

“Shqetësimi duhet të kthehet në veprim konkret, e veprimi konkret është një konsensus popullor, intelektualë, politik që kjo gjykatë nuk ka dhënë drejtësi, por ka shkelur të drejtat dhe padrejtësitë”, u shpreh Limaj.

Ai tha se, në këtë situatë, është koha për të ndërmarrë veprime konkrete, duke e cilësuar si hap të parë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën.

“Është koha me marrë veprime. Veprimi i parë njëherë është plotësim-ndryshimi i Ligjit për Gjykatën dhe për të vazhduar me tjerat”, tha Limaj.

Deklaratat e tij u bënë gjatë protestës së mbajtur sot në shesh, ku u ngritën shqetësime lidhur me punën dhe vendimet e gjykatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark