Insajderi
Lajme

Limaj prezanton një kandidat tjetër për deputet, është një veteran i gazetarisë

Insajderi
13 November 2024 - 11:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj prezanton një kandidat tjetër për deputet, është një veteran i gazetarisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, ka prezantuar një kandidat tjetër për deputet.

Ai ka prezantuar Veli Bytyqin, i cili është veteran i gazetarisë.

“Kam kënaqësinë të prezantoj Veli Bytyqin si kandidat për deputet të NISMA Socialdemokrate. Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike. Nga përgatitja akademike, ai është master në Shkencat e Komunikimit Masiv – Gazetari. Ka qenë gazetar shumëvjeçar në të përditshmen “Rilindja” dhe “Bujku”, redaktor dhe zv.kryeredaktor, si dhe kryeredaktor i kësaj gazete për shumë vite. Po ashtu, ka ushtruar detyrën e drejtorit të “Radio Rilindjes“.

Veliu ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare para dhe pas luftës, si dhe aktivist në shumë procese të jetës politike, publike e shoqërore. Ka qenë deputet në vitet ’90 nga radhët e PSHDK-së. Aktivizmi i tij në çështje politike të hershme dëshmon angazhimin e tij të pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor“, njoftoj Limaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark