×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Mbajtja e seancës së kuvendit thellon krizën

    Insajderi
    18 February 2016 - 15:27

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës që të mos e thërras seancën e Kuvendit të Kosovës, të planifikuar që të mbahen të premten.

    Sipas Limaj, mbajtja e seancës në rrethanat aktuale në vend do të thellonte edhe më shumë krizën.

    “Ftoj Kryetarin e Kuvendit që mos të thërras seancë parlamentare, sepse tashme është e qartë se ky parlament nuk ka më legjitimitet dhe nuk kemi kushte për të vazhduar punën normale pa një zgjidhje politike ndërmjet partive politike të cilat janë të përfaqësuara në parlament”, ka thënë Limaj.

    “Çdo injorim i këtij realiteti politik është provokim dhe veprim i qëllimshëm për ta vazhduar dhe thelluar krizën aktuale politike dhe për këtë ju do të keni përgjegjësinë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Limaj ka bërë thirrje edhe një herë që liderët politik të vendit të ulen për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

    “Edhe për zgjedhjen e presidentit duhet të kemi një marrëveshje politike. Tashmë janë të mundshme dy opcione për zgjedhjen e presidentit, e para duke marr angazhime për të provuar që për president të vendit të gjejmë një kandidat konsesual sipas ligjeve në fuqi ose që të mirremi vesh për zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli”./Insajderi

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur në fillim të kësaj jave që seanca e parë e sesionit pranver të Kuvendit të Kosovës të mbahet këtë të premte.

    Në këtë seancë nuk është caktuar të bëhet zgjedhja e presidentit të ri të vendi./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark