Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, shpreson që një ditë të jetë kryeministër i Kosovës.
Limaj, duke shtuar se këtë gjë e vendos qytetari përmes votës së lirë, ka thënë se partia e tij s’e ka pasur rastin deri më tani të qeverisë me vendin.
“NISMA Socialdemokrate asnjëherë s’e ka pasur rastin me drejtu Qeverinë, e shpresoj ta ketë të ardhmen me drejtu unë me qenë kryeministër, që s’kam qenë kurrë, shpresoj të vjen ai momenti, nëse e vlerësojnë qytetarët me na votu. Të ulemi të flasim krejt çka ka ndodh për 20 vite. NISMA në qeveritë tjera ka qenë me afatshkurtër”, ka thënë ai në Kanal10.