Insajderi
Insajderi

Limaj viziton familjen e ish-presidentit Thaçi

Insajderi
23 July 2022 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj viziton familjen e ish-presidentit Thaçi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot në Burojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur partia e tij me anë të një postimi në facebook.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se babai i Thaçit e di se ajo që po ndodhë në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet ende.

“Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë Limaj.

Në postim thuhet se u pritën me gëzim dhe zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.

Njoftimi i plotë:

Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.

Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.

Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark