Insajderi
Lajme

Limaj zbulon arsyen e takimit me Abdixhikun: Nuk ishte rastësi, kemi takime të rregullta

Insajderi
28 October 2025 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj zbulon arsyen e takimit me Abdixhikun: Nuk ishte rastësi, kemi takime të rregullta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, diskutoi në emisionin Rubikon të Klan Kosovës edhe për takimin e djeshëm me homologun nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun.

“Këto janë takime të rregullta, nuk është ndonjë lajm i veçantë, ne kemi takime të rregullta”, ka thënë Limaj.

“Z. Abdixhiku e ka paralajmëruar edhe para disa ditësh një takim që e kemi lënë, kemi takime të rregullta, ka raste me qenë të hënën [kur dështoi formimi i qeverisë], për shkak të agjendave tona”.

“Njëherë ka pasë me ndodhë të premten. Takimi i së hënës, që me e përmbledhë, është natyrisht… takohen dy kryetarë partish, një parti siç është LDK-ja dhe drejtuesi i saj që ka një peshë të jashtëzakonshme në skenën politike”.

Ai shtoi se dyshja folën për shqetësimet dhe brengat lidhur me situatën aktuale të mosformimit të qeverisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark