Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar strukturat drejtuese të degës së këtij subjekti në Drenas.
Limaj ka thënë se Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese.
“Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Postimi i plotë i Limajt:
Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese, veç VEPRA!
Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike, mungesë sigurie dhe sanksione ndërkombëtare, lista jonë për Kosovën fituese, e cila është veçVEPRA, ka ofertën më të mirë për realizimin e objektivave shtetërore, si dhe faktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës.
Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç VEPRA.