Kandidatja e LDK-së për deputete, Lindita Bekteshi, ka thënë se sonte në Obiliqi frymoj fuqishëm fitoren e 9 shkurtit.
Më tutje Bekteshi tha se ky tubim ishte një tregues i fuqisë së bashkimit e i angazhimit për ndryshim.
“Faleminderit që jeni pjesë e LDK-së. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta bërë Obiliqin një model të suksesit dhe zhvillimit. Kështu do të festojmë 9 shkurtin”, u shpreh 66-shi i LDK-së.