×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Linde për t’u bërë kurban i lirisë”, vajza e Krasniqit me postim emocional

    Insajderi
    04 November 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniq, Gresa Krasniqi ka rikujtuar faktin se babai i saj ndodhet tashmë e dy vite në paraburgim në Hagë.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krasniqi ia ka dhuruar Kosovës shumë vite në burgjet jugosllave e vite tjera luftë kundër okupatorit serb.

    “Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar”, ka shkruar ajo.

    “Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara”, ka shkruar tutje ajo.

    Postimi i plotë:

    2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!

    “Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”

    I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!

    Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?

    Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?

    Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?

    Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!

    Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.

    Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!

    Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark