×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Lindja e vajzave ishte mërzi e madhe”, “Ika nga shtëpia, shkova në Polici”-rrëfim

    Insajderi
    18 May 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E rritur në një familje tradicionale deçanase, Xhejrane Lokaj, ishte një vajzë me ëndrra e plane për të ardhmen.

    Por synimet askush nuk ia mori parasysh kur ishte në pyetje shkollimi i saj.

    Pas përfundimit të klasës së tetë, Lokaj, si rezultat i mentalitetit të familjes së saj e ndërpreu shkollimin.  

    Pauzoi tri vite, derisa një natë e bëri atë që shumë pak kishin guxim ta bëjnë.

    Shkoi në stacionin policorë për të kërkua ndihmë. Kërkesa e saj e vetme ishte që babai i saj ta lejonte të shkojë në shkollë.

    Ky veprim, Lokajt ia ndryshoi jetën përgjithmonë. U detyrua të izolohej nga të tjerët, të mos takohet me familjen e saj e përjetoi shumë vuajtje të cilat mund t’i dëgjoni në storjen  e realizuar nga Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark