×
  • Lajme
  • Lajme

    Lipjan/ Vdes 71 vjeçari, goditet nga një kamion derisa ishte brenda makinës

    Insajderi
    22 April 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

    Një kamion ka përplasur veturën në të cilën ndodhej shoferi që ka ndërruar jetë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Gazetën Insadjeri.

    Ai bëri të ditur se viktima është i moshës 71 vjeçare.

    Ndërsa shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë.

    “Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën. Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha ai./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark