Lirije Lipa Shala është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes” nga organizata ndërkombëtare Global Socio-Economic and Financial Evolution Network (GSFEN), me sedër në Angli.
Përmes një mesazhi publik, Shala ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për këtë vlerësim, duke vënë theksin te rëndësia e këtij titulli si një përgjegjësi dhe frymëzim për të vazhduar angazhimin në promovimin e vlerave universale njerëzore.
“Ky nderim përfaqëson një përgjegjësi dhe një frymëzim të madh për të vazhduar përkushtimin tim në promovimin e paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe vlerave universale njerëzore,” u shpreh ajo.
Shala ka adresuar një falënderim të veçantë edhe për z. Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore si dhe President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Francë dhe Gjenevë), për rekomandimin dhe mbështetjen e tij të çmuar në këtë emërim.
Organizata GSFEN e ka certifikuar këtë emërim zyrtarisht me datë 19 korrik 2026.
