×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lirim Jakupi i famshëm për akuza si vrasje e arratisje nga burgu dyshohet se vrau 50 vjeçarin në Gjilan

    Insajderi
    12 September 2021 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës konfirmoi se një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit.

    Gazeta Insajderi nga burime jo zyrtare meson se Lirim Jakupi është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit sonte në Gjilan.

    Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

    Ai ishte luftëtari i tri luftave në trojet shqiptare, atë të Kosovës, të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si dhe luftës së Maqedonisë.

    Ai përjetoi burgjet e UNMIK-ut, burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe shumë procese tjera.

     Lirim Jakupi ishte përballur me shumë akuza nga drejtësia si ajo vendore, serbe e ndërkombëtare për krime lufte.

    Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi  akuzohej nga EULEX-i.  Ndaj Jakupit edhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

    Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

    EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark