×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirimi i policëve të kidnapuar nga forcat serbe, flet familjarja e njërit prej tyre

    Insajderi
    26 June 2023 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rifat Zeka, Beqir Sefi e Shemsi Mustafa, që ishin kidnapuar më 14 qershor nga policia serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar gruaja e Shemsi Mustafës. E njëjta ka bërë të ditur se përveç lirimit, nuk ka ndonjë informacion tjetër.

    “Po, i kanë liru, por ende nuk dijmë se kur vinë”, ka deklaruar shkurtimisht ajo për mediumin.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

    Zeka, Sefi dhe Mustafa u rrëmbyen nga Njësia Speciale serbe në mënyrë të orkestruar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se policët kufitarë u rrëmbyen brenda kufijve të Kosovës, derisa po kryenin punën e tyre.

    Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se policët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit, sipas tij në territorin serb.

    Lirimi i tyre vjen pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për lirimin pa kushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark