×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lirimi i tre policëve kosovarë nga Serbia – reagon edhe Hungaria

    Insajderi
    26 June 2023 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka marrë meritat për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

    Përmes një postimi në Facebook, ministri Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

    Ka shtuar se lirimi i policëve pas kërkesës së Hungarisë është dëshmi e qartë e miqësisë me Serbinë.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo e njoftoi kryeministrin Viktor Orbán se, sipas kërkesës së paraqitur në takimin e tyre javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai ka thënë se Orbán vlerëson hapin e ndërmarrë nga presidenti serb “në një periudhë sfidash serioze, që është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë mes kombeve serbe dhe hungareze dhe e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark