Lirohen dy gjermanët e rrëmbyer në Nigeri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lirohen dy gjermanët e rrëmbyer në Nigeri

    Insajderi
    26 February 2017 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjentët e sigurisë në Nigeri i kanë liruar dy arkeologët gjermanë, të cilët ishin rrëmbyer në jug të Nigerisë.

    Guvernatori i shtetit Kaduna, Nasir Ahmad El-Rufai, i ka lavdëruar përmes një komunikatë agjencitë e sigurisë të Nigerisë për lirimin e gjermanëve, transmeton Express.

    Ai nuk ka dhënë detaje tjera dhe nuk ka treguar nëse ka pasur të arrestuar.

    Persona të armatosur po kërkonin 60 milionë naira (rreth 200.000 dollarë) për lirimin e profesorit Peter Breunig dhe asistentit të tij, Johannes Behringer.

    Të mërkurën, ata u morën nën kërcënimin e armës nga një zonë arkeologjike afër fshatit Jenjela në shtetin Kaduna.

    Dy fshatarë që tentuan t’i ndihmonin gjermanëve u qëlluan për vdekje nga rrëmbyesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark