×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lirohen nga paraburgimi dy mjekët që morën ryfshet në Spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    13 June 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra, ka konfirmuar për Insajderin se janë liruar nga paraburgimi dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, të dyshuar për marrje ryfsheti.

    Policia e Kosovës kishte njoftuar se mjekët u arrestuan nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

    Sipas policisë, kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euru dhe kishte kërkuar 200 euro të tjera shtesë.

    Ndërsa, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

    Pak para përfundimit të masës së paraburgimit prej një muaji, prokuroria ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre, por gjyqtari ka refuzuar këtë kërkesë dhe të njëjtit janë liruar.

    “Sa i përket pyetjes tuaj për të pandehurit, Luan Mustafa dhe Halil Basha, me datë 26.05.2023 Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak. Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 26.05.2023, ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Shkodra për Insajderin.

    Tutje, në përgjigjen e tij thuhet se gjyqtari ka konstatuar se duhet të ndërprehet masa e paraburgimit, pasi që kanë pushuar së ekzistuari arsyet ligjore që të njëjtit të qëndrojnë në paraburgim.

    “Gjyqtari i çështjes pas pranimit të kërkesës nga ana e prokurorisë dhe pas shikimit me kujdes të shkresave të lëndës, konstatoi se ndaj të pandehurve të lartcekur, duhet të ndërprehet masa e paraburgimit, ngase kanë pushuar se ekzistuari arsyet ligjore që të njëjtit edhe më tutje të qëndrojnë në paraburgim, pasi që janë marr – kryer të gjitha hetimet paraprake për rastin konkret”, thuhet në përgjigjen e Shkodrës.

    Të njëjtit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë, më pas atyre iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Arrestimi i tyre ishte bërë gjatë kujdestarisë, teksa për rastin nga Krimet Ekonomike ishte njoftuar edhe Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini, në mënyrë që ta organizojë orarin e kujdestarisë në spital.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark