Lirohet aktivisti opozitar rus pas një muaji burgim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lirohet aktivisti opozitar rus pas një muaji burgim

    Insajderi
    07 July 2017 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti opozitar rus dhe kritiku Aleksei Navaljni sot u lirua pasi kaloi 30 ditë në burg për shkak të shkeljes së ligjit për thirrje të publikut në tubime të paautorizuara.

    Zëdhënësi i Navaljnit, Kira Yarmis theksoi se Navaljni pas lirimit ka dashur të japë deklaratë për mediat, por një gjë të tillë nuk ia lejuan zyrtarët rusë.

    Me ftesë të aktivistit rus Navaljni në shumë qytete ruse më 12 qershor, u organizuan demonstrata kundër autoriteteve ruse, raporton AA.

    Gjatë protestave në të cilat ka ardhur edhe deri tek përleshja mes demonstruesve dhe policisë, u arrestuan më shumë se 650 persona.

    Për shkak të rezistencës ndaj policisë dhe thirrjes së popullatës për tubime të paautorizuara Navaljni u dënua me 30 ditë burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark