Gjykata e Apelit ka liruar edhe dy aktivistët e mbetur në paraburgim të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet Facebook-ut.
Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti kanë qenë dyshja e mbetur në Qendrën e Paraburgimit nga grupi prej 6 vetash që ishin arrestuar për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Të dytë do të vuajnë masën e arrestit shtëpiak, njësoj sikurse zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi dhe aktivistja Adea Batusha. Më herët ishte liruar Petrit Ademi, i cili duhet të paraqitet në Polici.
Ndërsa aktivisti tjetër i arrestuar në këtë grup, Astrit Dehari, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Vdekja e tij nga Prokuroria është cilësuar si vetëvrasje ndërsa Lëvizja Vetëvendosje insiston se atë e vranë.