I dyshuari i vetëm për sulmin e mbrëmshëm në Berlin është liruar, ka njoftuar prokuroria gjermane.
Ata kanë thënë se nuk kanë fakte të mjaftueshme kundër tij, njofton BBC.
Personi që ishte në mbajtje të policisë ka mohuar përfshirjen e tij në sulmin që la të vdekur 12 persona dhe plagosi afër 50 të tjerë.
Gjatë ditës, edhe policia gjermane tha se nuk janë të sigurt që personi i arrestuar ka qenë drejtues i kamionit që hyri në tregun e Krishtlindjeve./Insajderi.com