Avokati i Halil Gecit, Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar pas disa orëve intervistim në Prokurorinë Speciale, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda.
Halilaj e cilësoi këtë rast si të paprecedent duke theksuar se Halil Geci promovon paqe dhe tolerancë kudo.
“RAST I PA PRECEDENT. PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK. Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë. Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet… Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo”, ka shkruar Halilaj, përcjell Insajderi.
Geci u intervistua nga Prokuroria pas një postimi skandaloz që bëri të hënën.
Teksa pretendoi se presidentja Vjosa Osmani “bëri grushtshtet”, Geci tha se e njëjta po të ishte në Turqi “do të pushkatohej”. /Insajderi