Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga akuza ish-drejtori i burgut që dyshohej se rrëmbeu Millosheviqin

    Insajderi
    20 March 2017 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë në Beograd e ka liruar nga akuzat ish-drejtorin e burgut të Beogradit, Dragisha Blanusha, i cili akuzohej për rrëmbimin e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë Slobodan Millosheviq, duke e dërguar atë në Hagë.

    Gjykata vendosi se në rastin e rrëmbimit të pretenduar të Millosheviqit, nuk ka elemente të veprës penale, njofton Insajderi.

    Blanusha u akuzua dy herë për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij si drejtor i burgut, shkruan sot mediumi serb N1 Info.

    Herën e parë, përderisa Sllobodan Millosheviqi ishte i arrestuar, Blanusha i bëri fotografi dhe pastaj i publikoi në librin e tij të titulluar “Unë e kam mbajtur Millosheviqin”, dhe herën e dytë në qershor të vitit 2001, si drejtor i burgut bëri organizimin e transportit të Millosheviqit në Holandë pa lejen e gjykatës.

    Blanusha u lirua nga të gjitha akuzat për shkak se lënda është vjetruar, ka njoftuar Gjykata e Lartë në Beograd. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark