Lirohet nga paraburgimi avokati Venhar Hana, caktohet masa e arrestit shtëpiak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga paraburgimi avokati Venhar Hana, caktohet masa e arrestit shtëpiak

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Venhar Hana, i akuzuar për disa vepra penale, duke e vlerësuar atë si të pabazuar në prova dhe rrethana faktike për të qëndruar edhe më tutje në këtë masë.

    Aktvendimi, i marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Gazmend Bahtiri, mban datën 09.10.2025 dhe lidhet me rastin penal të evidentuar nën shenjën PP.I.nr.126K/23.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata ka konstatuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hanës, i cili dyshohet se bashkë me të pandehurin Dritmir Islami ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit”, “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

    Sinjali raporton se me këtë aktvendim, Gjykata ka vendosur që Venhar Hana të lirohet nga paraburgimi, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, si masë më e butë sigurie, me detyrimin për të respektuar kushtet dhe ndalimet e përcaktuara nga gjykata.

    Hana, 39-vjeçar, avokat me profesion dhe baba i dy fëmijëve, do të mbetet nën mbikëqyrjen e organeve kompetente deri në përfundim të procedurës gjyqësore.

    Hetimet për rastin janë ende në zhvillim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark