×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lirohet nga paraburgimi këshilltari i ministrit Peci që u arrestua dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    15 July 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është liruar nga paraburgimi Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua dje me vendim të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Ahmeti Tahiri.

    Përmes një fotografie në Facebook, Tahiri tha se Gjykata Themelore në Prishtinë korrigjoi gabimin e Prokurorisë Speciale.

    I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoj gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj!

    Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epilogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!“, ka shkruar Tahiri.

    Prokuroria Speciale dje njoftoi se Hysen Muzliukaj me dashje ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe nuk i ka respektuar detyrat dhe përgjegjësinë e që të ushtrojnë funksionin e tij në bazë të ligjit.

    Muzliukaj është edhe këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Ministri Peci dje ka marrë vendim se do ta lirojë nga detyra këshilltarin e tij.

    “Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra” ka konfirmuar për Insajderin, shefja e kabinetit të ministrit Peci, Flutura Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark