Lirohen nga akuzat pesë zyrtarë të komunës së Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen nga akuzat pesë zyrtarë të komunës së Gjilanit

    Insajderi
    16 December 2016 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuzat pesë zyrtarë komunal, të cilët akuzoheshim për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

    Sipas njoftimit nga Gjykata, të pandehurit  B. A., Sh. M., M. C., V. Sh., janë zyrtarë të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit dhe se aktakuza u hedh poshtë pasi në shkresat e lëndës është konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

    “Në arsyetimin e vendimit thuhet se zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, kanë ndërmarr të gjitha veprimet e tyre, duke dal në terren dhe duke nxjerrë aktvendimet për rrënimin e objekteve pa leje, mirëpo kompetencë për rrënimin e objekteve është ekzekutuesi, i cili ka për obligim të bëjë përgatitjen e procedurës për ekzekutimin e vendimeve të Drejtorisë së Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark